Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka quajtur Korenë e Veriut një “regjim brutal” pas vdekjes së një studenti amerikan, i cili ishte burgosur atje për më shumë se 15 muaj, transmeton Klan Kosova.
Otto Warmbier, 22 vjeç, u kthye në SHBA të martën, por u bë e ditur që ai kishte qëndruar në gjendje kome për gati një vit, njofton Klan Kosova.
Prindërit e tij thanë se ai i ishte nënshtruar “keqtrajtimit të tmerrshëm torturues”.
Trump tha se shumë “gjëra të këqija” i kanë ndodhur Warmbierit dhe shtoi: “Të paktën e morëm dhe e sollëm në shtëpi për të qenë me prindërit e tij, të cilët u ndien shumë të lumtur pa marrë parasysh rrethanat”.
“Shtetet e Bashkuara edhe njëherë dënojnë brutalitetin e regjimit të Koresë së Veriut teksa mbajmë zi për viktimën e saj të fundit”, tha Trump.


