Trump e pret në Shtëpinë e Bardhë diplomatin kryesor të Putinit

PUBLIKUAR

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të takohet sot me diplomatin kryesor të presidentit rus, Vladimir Putin, në Shtëpinë e Bardhë. Ky do të jetë kontakti i nivelit më të lartë ballë për ballë me Rusinë i presidencës së re të liderit amerikan.

Po ashtu, do të jetë edhe një shenj se dy vendet i kanë përmirësuar marrëdhëniet, të cilat Trump i përshkroi së fundmi si marrëdhënie që kanë rënë në nivelin më të ulët ndonjëherë, transmeton Express.

Takimi mes Trumpit dhe ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, do të mbahet pas takimeve të këtij të fundit me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson, një ditë më parë.

Plani i Rusisë për të stabilizuar Sirinë pas më shumë se gjashtë viteve luftë civile është tema më urgjente e politikës së jashtme në agjendën e këtij takimi./Express

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...