Trump: Disponimi në Shtëpinë e Bardhë është fantastik

PUBLIKUAR

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se disponimi në Shtëpinë e Bardhë është fantastik përkundër vështrimeve intensive të bashkëpunimeve të tij të dyshuara me Rusinë.

Trump ka thënë për Reuters se Administrata e tij është duke funksionuar për bukuri, transmeton Express.

Presidenti po ashtu e ka mbrojtur të birin, pasi ka dalë se ai ishte takuar me një avokate ruse gjatë fushatës zgjedhore në SHBA.

Mediat amerikane e përshkruajnë Shtëpinë e Bardhë si një rrëmujë për shkak të kësaj çështjeje. Një aleat i Trumpit madje e ka quajtur atë uragan të kategorisë së pestë, raporton Washington Post.

Donald Trump Jr. u takua me Natalia Veselnitskaya duke besuar se ajo kishte informata që do ta dëmtonin rivalen e babait të tij, Hillary Clinton.

Trump Jr ka thënë për Fox News se takimi ishte hiç kurrgjë dhe humbje e 20 minutave kohë, por e pranoi se do ta kishte trajtuar atë ndryshe.

Kritikët thonë se ai mund ta ketë shkelur ligjin federal.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...