Trump befason disa nxënës gjatë vizitës së tyre në Shtëpinë e Bardhë

PUBLIKUAR

Një grup i nxënësve të një shkolle në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin shkuar për vizitë në Shtëpinë e Bardhë.

Por, atyre iu përgatit një surprizë e madhe, pikërisht nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Grupi i të rinjve po shikonte nga afër një pjesë të Shtëpisë më të rëndësishme në Amerikë, kur vetë Trump u doli përpara duke nxitur duartrokitje nga nxënësit e befasuar.

Derisa qëndronte para portretit të ish-Zonjës së Parë të SHBA-së, Hillary Clinton, Trump bëri disa fotografi me një djalosh të ri, të cilin e ftoi personalisht nga të gjithë nxënësit tjerë.

Mediat amerikane raportojnë se kjo ishte një nga taktikat e përdorura nga Trump-i për të plasuar në opinion një imazh të një Presidenti të relaksuar, i cili po drejton një administratë të përçarë për çështje të ndryshme.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...