Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka anuluar udhëtimin e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, drejtë Koresë Veriore, shkruan Gazeta Express.
“I kam kërkuar sekretarit Pompeo që të mos shkojë në Korenë e Veriut në këtë kohë, sepse e ndjejë që nuk jemi duke bërë mjaftueshëm progres në respektimin e marrëveshjes për denuklearizim me Korenë Veriore”, ka shkruar Trump në Twitter, raporton Gazeta Express, marrë nga Reuters.
Ky anulim i takimit shihet një ngecje shumë e madhe për Donald Trump, i cili Samitin e 12 qershorit me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong Un, e kishte cilësuar si jashtëzakonisht të suksesshëm, edhe përkundër faktit se nuk kishte asnjë shenjë se Pyongyang do të heq dorë nga plani i armëve nukleare.
Për këtë ngecje në raport me marrëveshjen për denuklearizim me Korenë Veriore, Trump e ka fajësuar pak a shumë Kinën./Express/


