Trump akuzon Kinën se po i jep naftë Koresë Veriore

PUBLIKUAR

Presidenti amerikan Donlad Trump ka thënë se është shumë i zhgënjyer sepse Kina lejon që Koreja Veriore të arrijë deri te nafta, duke paralajmëruar se veprimet e tilla do të pengojnë “zgjidhje miqësore” të krizës së krijuar për shkak të programit bërthamor të Phenianit, derisa Kina pretendon se nuk i ka shitur Koresë Verore naftë.

“Janë zënë “me presh në dorë” (red handed), shumë jam i zhgënjyer që Kina lejon që nafta të hyjë në Korenë Veriore. Kurrë nuk do të ketë zgjidhje miqësore të problemit të Koresë Veriore nëse kjo vazhdon të ndodhë”, ka shkruar Trump në Twitter, transmeton Gazetametro.net.

Mirëpo, Kina ka deklaruar se anijet kineze nuk i kanë shkelur sanksionet me shitjen e naftës Phenianit, dhe këtë ka thënë pasi një gazetë e Koresë Jugore kishte shkruar se anijet kineze dhe koeranoveriore i kanë derdhur njëra-tjetrës naftë në detin e hapur, transmeton Reuters.

Javën e kaluar, Këshilli i sigurimit i KB ka futur kufizimet e reja për tregti me Korenë Veriore, duke përfshirë edhe kufizimin e furnizimit me prodhime të naftës për atë vend në vetëm 500.000 fuqi në vit, përkujton Reuters.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...