Truku që do t’jua ndryshojë jetën: Prejeni limonin në katër pjesë, hidhjani pak kripë dhe vendoseni në mes të KUZHINËS

PUBLIKUAR

Nuk duhet vënë në dyshim fakti se limoni sjell përfitime të ndryshme shëndetësore dhe përdoret në shumë gjëra tjera.

Aroma që përmban i jep shije të mahnitshme ushqimeve dhe pijeve të ndryshme, e përmirëson shëndetin e zemrës dhe mund t’i trajtojë sëmundjet e ndryshme të lëkurës dhe infeksionet e shkaktuara nga bakteret dhe mikrobet, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, në këtë artikull do të mësoni një truk të jashtëzakonshëm me limon i cili do t’ju ndihmojë t’i largoni erërat e këqija nga kuzhina dhe t’i eliminoni bakteret dhe mikrobet.

Fillimisht duhet ta preni limonin në katër pjesë, por jo në fund sepse nuk duhet të ndahet. Vendosni pak kripë në pjesët e prera dhe lëreni limonin në mes të kuzhinës. Ky truk do t’i neutralizojë erërat e këqija dhe do t’i jep aromë të mahnitshme dhe freskuese kuzhinës.

Veç kësaj, aroma e limonit do t’i eliminojë edhe bakteret dhe mikrobet.

Për dezinfektimin e tërë zonës mund ta përgatitni një dezinfektues natyral duke e kombinuar lëngun e tri limonëve, sapunin dhe pak kripë në një shishe uji. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...