Truket e kuzhinës dobësuese

PUBLIKUAR

Dobësimi fillon në kuzhinë, duke mësuar një stil gastronomik që di të bëjë pjatat e mira me kufizimin e kalorive.

Në radhë të parë është esenciale të mësosh të heqësh të gjitha pjesët e yndyrshme të procesit të pjekjes, transmeton Telegrafi.

Kripini gjërat vetëm në fund të pjekjes, pastaj lëreni për dhjetë, njëzet minuta ne furrën e fikur dhe do të keni një lëng më të dobët.

Përsa i përket shumë të pjekurave dhe të zierave me kapak, veproni kështu: përgatitini më përpara dhe lërini në frigorifer, mund të hiqni kështu të gjithë yndyrën e ngurtësuar, pastaj ngrohini në zjarr të ulët.

Pickoni pulën dhe shpendët e tjerë gjatë pjekjes dhe hidheni poshtë yndyrën që del.

Peshku mund të piqet me lehtësi pa yndyrë: vëreni në furrë, të mbështjellë me letër alumini, ose ziejeni me pak lëng me aromë, ose akoma në furrë me gjysmë gote verë të bardhë dhe të mbuluar me feta domateje (mos u shqetësoni për verën, me pjekjen alkooli avullon).

Perimet arrijnë rezultate të mira në qoftë se piqen me avull, kripë, ose të bashkuara me elementë aromatikë si qepë, hurdhër ose barëra.

Një sugjerim i mirë është që të ndash gjithmonë sasinë e përzierjes së parashikuar në receta. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...