Troshupa: Vendimi i Kryetarit z.Imri Ahmeti për anulimin e festimit të Semimaturës, duhet të ishte model për gjithë Komunat në Kosovë

Opinion nga Ymer Troshupa

Vendimi i Kryetarit z.Imri Ahmeti për anulimin e festimit të Semimaturës, duhet të ishte model për gjithë Komunat në Kosovë

Të gjithë jemi dëshmitarë të kohës, dhe rrethanave ku po jetojmë, se organizimi i deritanishëm i mbrëmjeve të semimaturës dhe maturës, thjesht ka qenë një lloj tatimi mbi moralin
Tatimpaguesit kan qenë prindërit, që duke u detyruar nga rregullat e kapitalistëve, është dashtur që me gjendjen e tyre ekonomiko-sociale të iu përgjigjen këtyre rregullave. Kur e dijmë të gjithë se, organizimet e tilla, dhe qmimi i tyre, përveq që nuk ka qenë i dobishëm, dhe as i ndonjë karakteri arsimor e kulturor, ai më shumë ka qenë degjenerues dhe shfrenues e që të gjitha mjetet e këtij tatimi kanë përfunduar dhe janë përpjesëtuar në elitat e pushtetit në bashkpunim me bosat e restoraneve .

Mirëqenja sociale nuk ngritet vetëm duke ndihmuar, por ajo ngritet edhe duke i ruajtur ata nga keqpërdorimet.

Besojmë dhe presim vendime të cilat qytetarit ia ruajnë dinjititetin dhe shpresat për ditë më të mira.

Lideri i mirë mendon për gjeneratat e ardhshme, e jo për zgjedhjet e ardhshme.