Diego Llorente është futbollisti i dytë në ekipin kombëtar të Spanjës që infektohet me koronavirus, dy ditë para fillimit të Kampionatit Evropian 2020.
Federata e Futbollit e Spanjës njoftoi të martën vonë se Llorente doli pozitiv në testin për koronavirus dhe se ai është izoluar tashmë, vetëm dy ditë pasi kapiteni Sergio Busquets u detyrua të largohej nga kampi stërvitor i kombëtares pasi ishte infektuar me virus, raporton Gazeta Express.
Asnjë lojtarë tjetër nuk ka dalë pozitivë, njofton shtëpia e futbollit spanjoll.
Lajmi se Llorente u infektua me virus u bë i ditur pak pasi Spanja U21 e mundi 4:0 Lituaninë të martën në Madrid, në një ndeshje në të cilën duhej të luante ekipi kombëtar senior i Spanjës, por u detyrua të izolohej shkaku i infektimit të Busquetsit me virus.


