Tronditëse: Granata ia këput këmbët sirianit 8-vjeçar (Video +18)

PUBLIKUAR

Në internet po qarkullon një video tronditëse ku shihet një fëmijë, të cilit granata ia ka këputur këmbët. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Habet të Sirisë, kurse në video, përveç fëmijës shihet edhe babai i tij që përpiqet ta ndihmojë atë.

Tetëvjeçari Abdulbasit Tan Al-Satouf ndodhej në vendin ku forcat e regjimit të Bashar Al-Asadit kanë hedhur granata në qytetin Habet në provincën Idlib të Sirisë, e cila gjendet nën kontrollin e kryengritësve, raporton Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Në këtë sulm kanë gjetur vdekjen e nëna, vëllai dhe motra e fëmijës 8-vjeccar. Babi i vogëlushit, siç shihet në video, e ka shtrirë djalin në tokë pranë një kamioneti. Ndërsa, vogëlushi klith nga dhimbjet dhe thërret babin ta ndihmojë. Ndërsa babai i tij i lutet zotit duke thirrur “Allahu Akber”.

Fëmija në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin më të afërt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...