Triumfuesi i 6 tetorit, me diferencë minimale

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Subjektet politike, të cilat tashmë kanë vendosur të hyjnë në procesin e ri zgjedhor, pritet të ballafaqohen me një garë aspak të lehtë gjatë muajit të ardhshëm. Ndonëse të gjitha partitë e koalicionet po shprehen të vendosura se do të dalin fituese, vlerësohet se triumfuesi i zgjedhjeve do të përcaktohet me një përqindje shumë të vogël, krahasuar me subjektin e dytë ose të tretë të dalë nga procesi i ri zgjedhor, shkruan gazeta “Zëri”.

Tri partitë më të mëdha të legjislaturës së shkuar, LDK-ja, PDK-ja dhe LVV-ja, kanë vendosur të hyjnë të vetme në procesin e ri zgjedhor. Për dallim prej tyre, partitë e tjera shqiptare që ishin pjesë e Parlamentit vendosën të lidhin koalicione para zgjedhjeve. AAK-ja u bashkua me Partinë Socialdemokrate të Kosovës, ndërkaq Nisma me AKR-në.

Duke u nisur nga fakti që nuk u arrit ndonjë koalicion i gjerë parazgjedhor, subjektet politike pritet të ballafaqohen me një garë tejet të ngushtë më 6 tetor të këtij viti. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se edhe vetë subjektet politike e dinë se gara do të jetë e tillë. Ndaj sipas tyre, pikërisht për këtë arsye fushata zgjedhore do të jetë e ashpër, pasi subjekti fitues në zgjedhje, me sadopak diferencë nga i dyti e i treti, do ta ketë të drejtën e formimit të qeverisë

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...