Tri vjet burgim e 1 mijë e 200 euro gjobë për të akuzuarin për grabitje

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim prej tre vjetësh dhe gjobë prej 1 mijë e 200 euro të akuzuarin K.A,  për veprën penale “Grabitje.

Kështu ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ku thuhet se gjykata me aktvendim të veçantë, të akuzuarit K.A i ka vazhduar masën e paraburgimit derisa aktgjykimi të merr formën e prerë.

“Kundër  këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit  përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Në njoftim thuhet se të akuzuarit K.A, nuk mund t’i vazhdohet paraburgimi më shumë sesa vendimi i marrë.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...