Ka ende dhjetëra pyetje në lidhje me variantin e ri të COVID-19, i cili po konsiderohet si variant me shumë mutacione.
Shkencëtarët po punojnë gjatë gjithë kohës për të zbuluar nëse me të vërtetë përhapet më shpejt, shmang imunitetin ose ndryshon ashpërsinë e sëmundjes.
Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se shumica e njerëzve nuk po sëmuren rëndë nga ky variant, megjithëse është e mundur, shkruan The Sun.
Dr.Maria Van Kerkhove, një këshilltare e lartë e OBSH-së, tha se ka raste të ndryshme me këtë variant.
Varianti “Omicron” mund të jetë duke shkaktuar më shumë konfuzion sa u përket shenjave, transmeton Klankosova.tv.
Lodhja, dhimbjet e trupit dhe dhimbjet e kokës janë ndër shenjat e para të këtij varianti.
Ndërkaq, thuhet se deri më tani pacientët nuk kanë raportuar humbje të nuhatjes ose të shijes.


