Tri shprehitë që duhet t’i ndalni për të parandaluar probleme të ndryshme shëndetësore

PUBLIKUAR

Mos e mbani kuletën në xhepin e pasmë

Nëse jeni mashkull dhe e keni shprehi të mbani kuletën në xhepin e pasmë, atëherë duhet të dini se kjo mund të shkaktoj dhimbje të shpinës në të ardhmen, transmeton Telegrafi.

Termi mjekësor për këtë sëmundje që shkaktohet nga mbajtja e kuletës në xhepin e pasmë, ndryshe njihet edhe si sindroma piriformis.

Kjo sindromë shkaktohet nga kuleta e cila i shtyp nervat në shpinë, gjë që shpinë në dhimbje të tmerrshme në këmbë, shpinë etj.

Konsumimi i tepërt i sheqerit

Pavarësisht se e dimë që sheqeri është shumë i dëmshëm, ne vetëm sa po e konsumojmë atë më shumë.

Shkencëtarët francez kanë raportuar se minjtë e kanë zgjedhur sheqerin para kokainës, pavarësisht se kanë qenë të varur nga kokaina. Sheqeri lidhet me shumë sëmundje metabolike, diabet, sëmundje të zemrës etj.

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë

Një studim i publikuar në Annals of Internal Medicine ka zbuluar se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë i rritë mundësitë e vdekjes së parakohshme.

Qëndrimi ulur mund të shkaktoj vdekjen përmes problemeve kardiovaskulare dhe kancerit.

Veç kësaj, mundësitë e fitimit të sëmundjes së diabetit rriten për 90% nëse qëndroni ulur më shumë se 12 orë në ditë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...