Tri pije të cilat assesi nuk bën t’i pini pas stërvitjeve

PUBLIKUAR

Kur jeni të etur dhe ju nevojitet hidratimi pas aktivitetit intensiv, lehtë mund t’u qaseni materieve të gabueshme. Duhet të jeni të kujdesshëm, sepse disa pije mund të sjellin më shumë dëm sesa dobi, dhe të zvogëlojnë ndikimin e stërvitjeve tuaja.

Ja cilat pije nuk janë të rekomandueshme pas stërvitjes:

Në pijet e gazuara është e koncentruar sasi e madhe e sheqernave të zakonshëm të cilët trupi i absorbon shpejt. Fjala është për burimin e shpejtë të energjisë, e cila do të shkaktojë rënie të shpejtë të saj, por nuk do të ofrojë kurrfarë dobie nutritive. Bashkë me këtë pijet e gazuara nxisin dehidratimin e organizmit, gjë që nuk është zgjidhja më fatlume pas stërvitjes.

Nëse dëshironi që të pini diçka me ‘flluska’, nutricionistët këshillojnë ujin e gazuar mineral në të cilin duhet të qitni paksa limon të freskët, transmeton Telegrafi.

whey-protein-drinking-from-bottle_0

PIJET ALKOOLIKE

Alkooli mund të jetë diuretik për ç’shkak mund të rrezikoni shumë të dehidroheni, ndërkaq mungesa e lëngjeve mund t’ju shkaktojë mahmur të pakëndshëm.

Pini lëng natyral pemësh, por nëse bash dëshironi të pini alkool, birra e lehtë është opsioni më i mirë sepse hidraton trupin më mirë se pijet e tjera alkoolike.

KAFJA DHE PIJET ME KAFEINË

Pijet me bazë të fortë kafeine nuk e hidratojnë organizmin, as nuk ofrojnë burim të sigurt energjie.

Në vend të kësaj shtoni paksa kakao organike në shejk i cili do t’ju këndellë pas lodhjes fizike.

maxresdefault

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...