Tri pemë frutore të cilat ulin shtypjen e gjakut: Ilaçe natyrale për hipertension

PUBLIKUAR

Kur keni ngritje të shtypjes së gjakut, gjëja e parë të cilën duhet ta bëni është rregullimi i regjimit të ushqimit

Ekspertët për fillim rekomandojnë të përkufizoni kripën dhe të hani më shumë pemë dhe perime organike, transmeton Telegrafi.

Hulumtimet tregojnë që disa lloje pemësh janë ilaçe të shkëlqyeshme natyrale kundër hipertensionit.

Më së shumti rekomandohen shalqiri, kivi dhe pemët me kokrra.

Shalqiri

Citrulina nga shalqiri ndihmon në rregullimin e shtypjes së lartë të gjakut.

Amino-thartira të cilën e përmban shalqiri ndikon që trupi të prodhojë azot-monoksidin, gaz i cili relakson enët e gjakut dhe ndikon në fleksibilitetin e arterieve.

Në këtë mënyrë sigurohet qarkullim i lirë i gjakut dhe ulet shtypja.

Kivi

Hulumtimet kanë treguar që nëse hani 3 kivi në ditë gjatë tetë javësh do të arrini të rregulloni hipertensionin sistolik dhe diastolik.

Kivi me sukses ul tensionin e lartë, sepse përmban vitaminën C.

Pemët me kokrra

Pemët me kokrra (dredhëzat dhe boronicat) përmbajnë antioksidantë dhe janë ilaç natyral i shkëlqyeshëm kundër shtypjes së lartë.

Hulumtimi i bërë në 34 mijë njerëz, të cilët kanë marrë antocian nga dredhëzat dhe boronicat, ka treguar që personat të cilët kanë marrë këtë bashkim kanë rrezik më të vogël të sëmuren nga hipertensioni.

Pos ndryshimit të regjimit të ushqimit, rekomandohet që rregullisht të ushtroni më mënyrë që të pengoni shtypjen e lartë të gjakut. Ekspertët theksojnë që personi i rritur në javë duhet të ushtrojë 2 orë e 30 minuta. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...