Tri ditë para vdekjes, kjo grua përjetoi një gëzim të madh (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Ky është momenti i pabesueshëm kur një grua në Colorado zbulon gjininë e fëmijës së saj të palindur, ndërsa ishte shtrirë në krah të nënës së saj të sëmurë, e cila vdiq tre ditë më vonë.

Në një video që thuhet se është shikuar nga më shumë se dy milionë veta në Facebook, përcjell Telegrafi, Taylor Masilotti, ndodhet ngjitur me nënën e saj, Donna Callender, e cila kishte kancer të trurit dhe mushkërive, derisa të dyja shikojnë një ekran.

p2

Taylor ishte në muajin e 19-të të shtatzënësisë.

“Ishte një nga momentet më të rëndësishme të jetës sime dhe doja ta ndaja me nënën time”, ka shkruar Taylor në Facebook.

“Doja të isha ulur afër saj, ta kapja për dore dhe të qaja me lotët e gëzimit derisa kuptonim gjininë e fëmijës”.

p3

“Nuk di si ta falënderojë spitalin për faktin se lejuan të ndodhte një gjë e tillë. Të më lejonin të krijojë momentin e fundit me nënën time”.

Në pjesën e parë, përcjell Telegrafi, ultrazëri fillon me procesin derisa Taylor dhe Donna shikojnë me siklet, duke i kapur duart.

“Oh, shiko, po lëviz”, thotë Donna.

Doktori pastaj vazhdon më tutje me anatominë e bebes, duke treguar duart, sytë dhe pjesë tjera.

Ai thotë se bebja duket në rregull dhe se nuk duket të ketë ndonjë komplikim.

“Jeni gati? Është vajzë”, ka thënë më pastaj doktori. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...