Treni përplas veturën në të cilën ishte gruaja shtatzënë dhe një fëmijë (Video, +18)

PUBLIKUAR

Një aksident i tmerrshëm trafiku ka ndodhur në Rusi në afërsi të qytetit Kaliningrad, ku një tren është përplasur me një veturë.

Raportohet se veturën po e ngiste një shtatzënë 24-vjeçe, e cila ka pranuar se për shkak të rrugës së rrëshqitshme nga bora nuk ka mundur të frenojë, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë foshnja që ishte brenda veturës ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz, ndërsa shtatzëna në momentin e përplasjes ka humbur vetëdijen.

Edhe pse makinisti kishte parë me kohë veturën, ai ishte munduar përmes sirenës ta paralajmërojë, por vetura nuk ishte ndalur dhe si pasojë përfundoi dhjetëra metra larg hekurudhës.

Por duket se edhe në hekurudhë nuk kishte ndonjë rampë mbrojtëse, për ta parandaluar gruan të niset në drejtim të hekurudhës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...