Treni del nga shinat në Bruksel, viktima e të plagosur

PUBLIKUAR

Aksidentimi i një treni pranë kryeqytetit belg, Bruksel, i kushtoi jetën të paktën një personi dhe plagosi mbi 25 të tjerë.

Siç mësohet, një prej vagonëve është rrëzuar në një anë, pas daljes nga shinat. Aksidenti ndodhi në 13:20 të së dielës, pak pasi treni u nis me shpejtësi të ulet nga stacioni i Lëven-it drejt kryeqytetit. Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Autoritetet bënë me dije se shërbimet hekurudhore mes Lëven dhe Brukselit janë pezulluar. Kryeministri Charles Michel vizitoi zonën për t’u solidarizuar me viktimat dhe grupet e shpëtimit, transmeton Tch.

“Jam shumë i shqetësuar për dhjetëra personat e plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Prania ime këtu është një mënyrë për t’u shprehur mbështetjen grupeve të shpëtimit të cilat reaguan me shpejtësi maksimale, e gjithashtu viktimave të këtij aksidenti”, tha kryeministri belg.

Qershorin e kaluar, të paktën 3 persona humbën jetën dhe 9 u plagosën në qytezën e Hermalle-sous-Huy, pranë Liezhit. Një tjetër aksident tronditi vendin në shkurt të 2010-s, kur 18 persona vdiqën pas përplasjes së 2 trenave me pasagjerë në jugperëndim të Brukselit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...