Treni del nga shinat afër Milanos, dy të vdekur e disa të lënduar (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Një tren doli nga shinat pranë Milanos të enjten duke vrarë të paktën dy vetë dhe duke plagosur rëndë 10 të tjerë, thanë shërbimet e emergjencës.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një zëdhënës i firmës shtetërore të trenave Ferrovie dello Stato konfirmoi se një aksident kishte ndodhur në Pioltello, rreth 40 kilometra nga Milano, pa dhënë detaje mbi viktimat e mundshme.

Treni po udhëtonte nga Kremonia në stacionin e Portit Garibaldi në Milano, kur ai u përplas me Segrate dhe Pioltello.

Mediat gjithashtu shkruajnë se disa njerëz janë ende të ngujuar në tren dhe zjarrfikësit po punojnë për t’i shpëtuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...