Tre zëvendësuesit e mundshëm të Ronaldos në Juventus

PUBLIKUAR

Juventusi ka filluar të mendojnë për një sulmues me të cilin dëshiron ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon, pasi ky i fundit ka vendosur të largohet nga klubi.

Duke qenë se Manchester City nuk dëshiron ta shesë Gabriel Jesusin, Juventusi i vlerëson Mauro Icardin, Moise Keane dhe Luka Jovicin si zëvendësues të mundshëm të Ronaldos, raporton Gazeta Express.

Përfaqësuesi i Portugalisë është në bisedime me Manchester City, klubin të cilin dëshiron t’i bashkohet tani.

Menaxheri i tij Jorge Mendes mbërriti mbrëmë në Torino për ta zgjidhur të ardhmen e tij.

Por kalimi i Ronaldos në Manchester City mbetet i koklavitur, sepse kampioni i Premierligës nuk dëshiron të paguajë për ta blerë portugezin, e as të përfshijë sulmuesi Jesus në ndonjë marrëveshje shkëmbimi.

Gjithsesi, Juventusi po mendon për ta gjetur një zëvendesues të 36-vjeçarit.

Ylli i Paris Saint-Germain Icardi ka qenë synim i kamotshëm i bardhezinjve, derisa Kean kishte luajtur për ta më 2019.

Përveç tyre, Juventusi po mendon edhe për Luka Jovicin e Real Madridit. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...