Tre sulme kundër policisë në Stamboll

PUBLIKUAR

Një person ka hapur zjarr mbi një makinë policia sot në Stamboll, pa shënuar viktima, disa orë pas dy sulmeve në qytet kundër policisë dhe partisë në pushtet, bëhet e ditur nga mediat turke.

Kjo seri sulmesh regjistrohet në një klimë të përkeqësuar sigurie dhe në një kontekst të tensionuar politik në Turqi, një shtet i tronditur nga një valë e paprecedentë sulmesh.

Një agresor hapi zjarr mbi një makinë policie mëngjesin e sotëm në Esenyurt, ndarje administrative e pjesës evropiane të Stambollit, pa mundur të plagosë agjentët në brendësi. Ai është larguar duke lënë pas një qese plastike dhe një granatë, sipas agjencisë së lajmeve “Dogan”.

Të premten në mbrëmje, një raketë është hedhur kundër selisë së policisë në Stamboll, duke prekur murin ndarës. Në këtë godinë po mbahet në paraburgim autori i sulmit tragjik në një diskotekë në mbrëmjen e ndërrimit të viteve, sulm i pretenduar nga grupi i Shtetit Islamik, transmeton atsh.

Një tjetër predhë ka goditur pak më vonë një ambjent të partisë AKP në pushtet, pa mundur të shpërthejë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...