Transferet e lojtare në klubet e futbollit në Liga total Lipjan janë:
Selim Duga kalon nga Xhamia e Magures tek Real Magurja.
Ky transferim bëhet për të ndihuar ekipin në rrugën drejt mbijetesës në Super Lige than zyrtaret e skuadrës nga Magurja.
Zyrtare: Tek Centrum vjen Azem Ibrahimi dhe jo Mazrekaj.
I jipet fund aludimeve se cili lojtare do i bashkohet skuadrës se Centrum në ketë mini afat kalimtar.Mes tre zgjedhjeve,Labinot Ibrahimit,Mentor Mazrekaj dhe Azem Ibrahimit skuadra Lipjanase ka zgjedhur profesorin e futbollit të vogël. Azemi ka luajtur më parë në LIGA TOTAL me Mia sanMia edicionin e kaluar.
Qazim Gashi nga Sllovia kalon tek fqinjët e Janjeves !!
Një nga lojtaret me karizmatik të Liga Total do i ndihoje skuadrës së Janjeves në luftën e saj për mbijetesë.Konfimimin e transferimit e kanë bërë të dyja skuarat.Janjeva dhe Sllovia.
KF SLLOVIA transferon Lirim Gashin pas largimit të Qazim Gashit nga skuadra.
Lajmin e konfirmoi kapiteni i këtij ekipi,Arben Bytyqi.
KF AVNI ITA me nje ndryshim të vogël në përbërje.
Mevlan Sopa transferohet tek skuadra e Kemajl Gashit.
Zyrtare: Armend Miftari do jetë pjesë e Restaurant Shpellës.
Miftari arriti marrëveshje me skuadrën e Mentor Lekes për transferim të tij.Restaurant Shpella në faqen e saj zyrtare në facebook i uroi mirëseardhje portierit të ri.
Flakrim Bytyqi kërkon skuadër pas largimit nga gara të Banulles.
Bytyqi shprehet i gatshëm te luaje për cilëndo skuadër që kërkon shërbimet e tij.






