Trajnime dhe certifikime për menaxherë të sistemeve të cilësisë dhe auditorë të cilësisë

PUBLIKUAR

trajnime-dhe-certifikime-p-euml-r-menaxher-euml-t-euml-sistemeve-t-euml-cil-euml-sis-euml-dhe-auditor-euml-t-euml-cil-euml-sis-euml_2_hd

Quality Austria në bashkëpunim me UBT organizojnë trajnime dhe çertifikime për Menaxherë të Sistemeve të Cilësisë dhe Auditorë të Cilësisë.

Kursi i plotë konsiston në 6 module të cilat zhvillohen në një hapësirë kohore prej 10 javësh dhe pas përfundimit të suksesshëm të secilit modul , pjesëmarrësit pajisen me certifikatat përkatëse të cilat janë të njohura në të gjithë vendet evropiane e më gjërë. Në përfundim të ciklit të plotë, kandidatët do të certifikohen nga institucionet e akredituara dhe me famë botërore si Organizata Evropianë për Cilësi (EOQ) dhe Quality Austria.

Modulet

1. Bazat e Sistemeve të Integruara të Menaxhimit
2. Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë
3. Sistemet e aplikuara të menaxhimit të integruar
4. Mjetet strategjike dhe zhvillimi organizacional
5. Metodat Statistikore për Vendim-marrje
6. Auditor i Cilësisë

Ftohet të aplikojnë të gjithë kandidatët e interesuar , institucione si dhe profesionistë të cilët janë të përfshirë në menaxhimin e institucioneve dhe bizneseve, ekspertë dhe zyrtarë për menaxhimin e cilësisë, që synojnë të zhvillojnë karierën e tyre si ekspertë të menaxhimit të sistemeve të cilësisë dhe auditor.

Regjistrimi:
Të gjithë kandidatët e interesuar, janë të lutur të na kontaktojnë në adresën e e-mailit [email protected] ose në nr.e tel +38138541400

SHIKO MË SHUMË

Kritikat për protestën në Tiranë, Altin Krasniqi: Pse po i pengon një kategorie të caktuar kërkesa për drejtësi?

Altin Krasniqi, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar lidhur me kritikat që...

Stërmbushet si asnjëherë më parë stacioni i trenit në Prishtinë, s’janë “udhëtarë të vërtetë”!

Stacioni i trenit është stërmbushur në Prishtinë. Mirëpo, bëhet fjalë për një film. “Prishtinës po...

Policia shqiptoi 2049 gjoba trafiku gjatë 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2049...