Trajneri i Werder Bremen: Rikthimi i Rashicës na jep zemër

PUBLIKUAR

Milot Rashica do të rikthehet pas dy muajsh nga lëndimi.

Mesfushori kosovar kishte lënduar kofshën në nëntor dhe prej asaj kohë nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare.

Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt e ka konfirmuar që Rashica do të rikthehet të shtunën.

“Ai do të jetë në skuadër për takimin ndaj Augsburgut. Gjëja më e rëndësishme është që Rashica ndihet shëndosh dhe mirë dhe mund të arrijë nivelin e lartë të fitnesit. Rikthimi i tij do të jetë shtytje për ne” deklaroi Kohfeldt.

Ndryshe, Werder Bremen është i interesuar që ta shesë mesfushorin vushtrrias në këtë afat kalimtar, por ende nuk ka ardhur oferta e duhur.

/Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...