Trajneri i Sllovenisë e lavdëron Kosovën, thotë se ekipi i tij fitoi me meritë

PUBLIKUAR

Trajneri slloven, Matjaz Kek u shpreh se ekipi i tij luajti më mirë sesa Kosova dhe se e meritoi fitoren mbrëmë, shkruan Gazeta Express.

Me këtë rast, pas fitores 2:1 ndaj “Dardanëve”, Sllovenia e ruajti lidershipin në grup në Ligën C para ndeshjes së mesjavës me Greqinë, e cila do të jetë vendimtare.

“Mendoj se ne e merituam fitoren sepse ishim më të mirë sot. Ne e morëm atë që e deshëm edhe pse në pjesën e parë duhej të shënonim. Loja ishte e nivelit më të lartë sesa ajo me Azerbajxhanin. Është e qartë se Kosova ka lojtarë cilësorë. Jam i kënaqur, urime, ne tash i kemi dy ditë për t’u përgatitur për Greqinë. E kemi bërë një hap përpara”, ka thënë Kek.

Kosova avancoi e para me Vedat Muriqin, kurse sllovenët më pas barazuan me Jasmin Kurtiçin dhe në fund shënuan nga penalltia me anë të Josip Iliçiçit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...