Trajneri i PSG-së: Të dy golat e Man City ishin të rastësishme

PUBLIKUAR

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, i ka quajtur të rastësishme golat e Manchester City në humbjen e skuadrës së tij 2:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

PSG-ja kishte kaluar në epërsi herët në pjesën e parë falë një goli nga Marquinhos, por goditjet e Kevin de Bruyne dhe Riyad Mahrez disi me fat e rikthyen gjysmëfinalen në favor të Man City në Parces des Princes, transmeton Gazeta Express.

 

Derisa e pranoi se skuadra e Pep Guardiolës e ndryshoi ndeshjen në pjesën e dytë duke mbizotëruar dhe duke krijuar më shumë, Pochettino këmbënguli se PSG-ja e meritoi ta fitonte të paktën pjesën e parë.

“Mendoj se ne e merituam të shkonim me epërsi në rezultat në pushimin mes pjesëve, por në pjesën e dytë, ata ishin më të mirë se ne”, tha Pochettino.

“Ata mbizotëruan, por nëse i shikon golat e tyre, mendoj se ishin të dyja të rastësishme”, shtoi ai.

“Por në fund, ata na mbizotëruan më shumë në pjesën e dytë dhe ata krijuan më shumë”./Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...