“Trajneri i njëjtë, lojtarë të tjerë” Mourinho e pranon se Tottenhami bën gabime gjithmonë

PUBLIKUAR

Goxha i mllefosur, Jose Mourinho i fajësoi lojtarët e vet pse e lejuan Joe Willockin ta shënojë golin e barazimin në çastet e fundit për t’ia siguruar Newcastle Unitedit një pikë kundër Tottenhamit.

Joelinton e kishte kaluar Newcastle Unitedin në epërsi herët në ndeshje, por Harry Kane me dy gola të shpejtë e kishte përmbysur rezultatin në pjesën e parë, para se Willock t’ia siguronte vendasve një pikë në minutën e 85-të në  St. James’ Park, raporton Gazeta Express.

Mourinho tha pas ndeshjes së skuadra e tij i krijon vetes destabilitet, pasi Spurs dështuan ta mbronin rezultatin në çastet e fundit edhe një herë tjetër.

Tottenhami është skuadra e vetme që i ka humbur 11 pikë duke pranuar gol në çastet e fundit deri tani këtë sezon në Premierligë.

I pyetur përse skuadra e tij e tanishme po pranon gola në çastet e fundit kur ekipet e tij njihen si shumë të mira në mbrojtjen e rezultatit, Mourinho u përgjigj: “Trajneri i njëjtë, lojtarë të tjerë”.

“Ka gabime të cilat mbase nuk duhet as t’i quaj gabime sepse kanë lidhje me cilësitë që i kanë lojtarët. Ne bëmë shumë gabime gjë që krijoi lëkundshmëri në mbrojtjen tonë dhe e bëri kundërshtarin të shpresojë. Patëm mundësi ta vulosnim fitoren por ajo lëkundshmëri pati ndikim në gjithçka”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...