Trajneri i Man United, Solskjaer: E lëshuam rastin ta mposhtim Liverpoolin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Manchester Unitedi e lëshoi një mundësi të mirë për ta mposhtur Liverpoolin, ka thënë trajneri i djajve të kuq, Ole Gunnar Solskjaer, pasi skuadra e tij ngeli lidere e Premierligës edhe pas barazimit pa gola kundër kampionit në fuqi.

Ishte një lojë e cila dështoi t’i arsyetoi pritjet e mëdha para ndeshjes dhe Solskjaer është i vetëdijshëm se skuadra e tij kishte mundësi më të mira për të korrur fitore në Anfield të dielën, transmeton Gazeta Express.

Liverpooli, i cili luajti pa qendërmbrojtës të mirëfilltë por me mesfushorët Jordan Henderson dhe Fabinho, e mbizotëroi topin në pjesën e parë por ishte Unitedi ai që pati mundësi më të mira shënimi.

Bruno Fernandes i pati dy goditje të rrezikshme të cilat për pak nuk përfunduan në rrjetën e portës së Liverpoolit.

Portieri Alisson ishte heroi i Liverpoolit, pasi e ndali goditjen e Paul Pogbas në çastet e fundit të ndeshjes.

“Ishte një mundësi që ne e lëshuam duke i parë shanset që i patëm për të shënuar, por prapëseprapë luajtëm kundër një ekipi shumë të fortë”, tha Solskjaer pas ndeshjes.

“Jam i zhgënjyer por, prapëseprapë një pikë bën punë nëse e fitojmë ndeshjen e radhës”, shtoi ai.

Unitedi është lider i Premierligës me dy pikë më shumë se rivali Manchester City, i cili, megjithatë, mund t’ia rrëmbejë kreun nëse e fiton ndeshjen e mbetur. /

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...