Trajneri i Brazilit: Messi më tha ta mbyllja gojën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

Viktima e aksidentit në Lipjan është një 71-vjeçar

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

Trajneri i Kombëtares së Brazilit, Tite, pretendon se kapiteni i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, i tha atij ta mbyllte gojën, gjatë ndeshjen miqësore mes dy rivalëve të mëdhenj të Amerikës së Jugut.

Lionel Messi u kthye në ekipin kombëtar të Argjentinës pas tre muajve mungesë dhe e ndihmoi skuadrën e tij të fitojë me rezultat 1:0 kundër Brazilit, falë golit të tij të shënuar në minutën e 13-të në Riyadh, transmeton Gazeta Express.

Ylli i Argjentinës Messi kishte munguar në katër ndeshjet paraprake të ekipit kombëtar për shkak se ishte dënuar që e kishte akuzuar CONMEBOL-in (Konfederata e futbollit në Amerikën e Jugut, ekuivalente me UEFA-n në Evropë) se po e favorizonte Brazilin – që e kishte fituar takimin në gjysmëfinale – në Kupën e Amerikës.

Messi u përfshi sërish në një incident, pasi që ai dhe Tite shkëmbyen fjalë gjatë pjesës së parë dhe ylli i Barcelonës i vendosi gishtat e tij mbi buzë, përderisa trajneri i Brazilit po ankohej te gjyqtari.

“Unë u ankova sepse Messi duhej të ishte ndëshkuar me karton të verdhë dhe ai më tha ta mbyllja gojën dhe unë pastaj i thashë atij ta mbyllë gojën. Kjo ishte e gjitha”, tha Tite.

“Nuk dua të flas për këtë më. Ne kemi nevojë për një gjyqtar të fortë sepse ai do të të gëlltitë… duhej të kishte qenë karton i verdhë, kisha të drejtë që u ankova”.

Goli i Messit bëri që Brazili – që kanë qenë në formë të dobët që kur u shpallën kampionë të Kupës së Amerikës verës – ta vazhdojë ecurinë në pesë ndeshje radhazi të zhvilluara pa fitore. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...