Trajneri i Belgjikës e fton Hazardin: “Ai është gati që ta shijojmë futbollin e tij, por duhet ta mbrojmë”

PUBLIKUAR

Roberto Martínez ka konfirmuar se Eden Hazard do të jetë pjesë e Belgjikës për ndeshjet e nëntorit; miqësoren kundër Zvicrës me 11 nëntor dhe sfidat në Nations League kundër Anglisë me 15 nëntor dhe Danimarkës me 18 nëntor.

Por, duke e ditur se 29-vjeçari ka vuajtur shumë nga dëmtimet që kur u transferua në Madrid nga Chelsea për 100 milionë euro, ai ka thënë se do të kujdesen për të në maksimum.

“Ka qenë shumë pozitive për të parë se si ai është rikuperuar. Ai mund të luajë tani pa dhimbje dhe këtë e tregoi tashmë. Ai shënoi një gol të shkëlqyeshëm në kthimin e tij dhe pati një ndikim të madh kundër Interit. Ne duhet të kemi durim dhe ta mbrojmë atë, por nga ana mjekësore tani ai është mirë dhe i gatshëm të shijojë futbollin e tij”, deklaroi Martinez.

Eden po luan sezonin e dytë me Realin, por statistikat e tij janë jo të mira.

Ai është paraqitur vetëm në 25 ndeshje, ka realizuar vetëm 2 gola – diçka që tregon se është larg Hazardit të Chelseat. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...