Trajneri i Bayernit thotë se gjithçka që flitet për Lewandowskin janë vetëm thashetheme

PUBLIKUAR

Julian Nagelsmann e she Robert Lewandowskin të përkushtuar dhe pjesa tjetër, sipas tij, janë vetëm thashetheme.

Ditëve të fundit është raportuar se sulmuesi dëshiron një aventurë të re.

Premierliga, LaLiga shihen si destinacioni i mundshëm i 33-vjeçarit, por Nagelsmann i ka quajtur vetëm thashetheme.

“Lewandowski? Nuk më shqetësojnë zërat e merkatos. Nëse do të isha trajner diku tjetër, ndoshta do telefonoja lojtarin për të mësuar më shumë rreth situatës së tij. Robert ndodhet në formë të shkëlqyer, flas shumë me të, e shoh gjithë kohën duke biseduar me shokët e skuadrës”, tha ai.

E shoh që ndodhet në gjendje të mirë dhe ndihet mirë, kjo ka rëndësi më të madhe për mua se thashethemet që qarkullojnë në botën e futbollit“, deklaroi trajneri i Bayern Munchen, i cili pas trofeutr të parë, synon tre pikët e para në “Allianz Arena””. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...