Trajnerët e Serie A mendojnë njëzëri se Interi do ta fitojë titullin

PUBLIKUAR

Interi do ta fitojë titullin e kampionit në Itali, sipas mendimit të shumicës dërrmuese të trajnerëve të Serie A.

Trajnerët e Serie A kanë votuar për skuadrën që mendojnë se do ta fitojë titullin, me Interin që i mori shumicën e votave, me Milanin dhe Juventusin që e morën nga një secili, transmeton Gazeta Express.

ItaSportPress e publikoi rezultatin e votimit, në të cilin morën pjesë 16 prej 20 trajnerëve të Serie A.

Nga 16 sa votuan, 11 prej tyre menduan se Interi i Antonio Contes do ta fitojë titullin këtë sezon.

Trajnerët që votuan për Interin ishin, Gian Piero Gasperini, Pippo Inzaghi, Eusebio Di Francesco, Simone Inzaghi, Stefano Pioli, Gennaro Gattuso, Fabio Liverani, Roberto De Zerbi, Marco Giampaolo, Luca Gotti dhe Ivan Juric.

Dy trajnerët që votuan për klubet e tjera ishin Giovanni Stroppa i Crotone (një ish-lojtar i Milanit) i cili e zgjodhi Milanin Milan, dhe Vincenzo Italiano i Spezias që votoi për Juventusin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...