Trajkoviq: Thaçi dhe Vuçiq vizatojnë harta në takime të fshehta

PUBLIKUAR

Ish-deputetja e Kuvendit nga radhët e Komunitetit serb, Rada Trajkoviq, është shprehur e bindur që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb, Aleksandër Vuciq, janë takuar fshehurazi nëpër vende të ndryshme të botës.

Duke folur për “Blic Interview”, Trajkoviq, ka thënë se të dy presidentët janë takuar në Vatikan, Paris dhe ShBA, dhe se sipas saj, në këto takime të fshehta janë vizatuar edhe kufijtë mes dy vendeve.

“Nuk do ta thotë asnjëri e as tjetri. Vuciqi e thotë më hapur se ndarja është ideja e tij. Daciqi nuk është i fuqishëm tani. Unë mendoj që tepër shpesh takohen (Thaçi dhe Vuciq) dhe pak dimë për këto takime. Ata takohen në Vatikan, Paris, Amerikë. Thaçi këto po i mohon, por ka burime diplomatike që ata po punojnë shumë për ndarje. Madje në këto takimet e fshehta hapin harta mbi tavolinë dhe vizatim të kufijve”, ka thënë Trajkoviq.

Ajo ka thënë se hartat e Thaçit dhe Vuçiqit, janë harta të vuajtjes dhe shkatërrimit.

“Unë do t’i quaja harta të vuajtjes dhe shkatërrimit.” tha ajo.

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...