Autoritetet në Sierra Leone druajnë se deri në 1.000 persona mund të kenë vdekur nën rrënojat e rrëshqitjeve të dheut që goditën qytetin Freetown, javën e kaluar.
Deri më tani janë konfirmuar më shumë se 450 të vdekur, pasi pjesë të një bjeshke në periferi të kryeqytetit u shemben pas shirave të mëdha, transmeton Express.
Por, besohet se numri i të zhdukurve mund ta kalojë shifrën 600, ndërsa shpresat që ata të gjinden të gjallë janë duke u zvogëluar.
Zyrtarët e ekipeve të shpëtimit kanë paralajmëruar se mundësitë për të gjetur të mbijetuar janë duke u zvogëluar dita ditës.
“Numri i të zhdukurve është ende shumë i madh… mund të them se disa nuk do të gjinden,” ka thënë zëdhënësi i UNICEF në Freetown, John James./Express/


