Tradita dhe të rejat në DokuFest

PUBLIKUAR

timthumbVeton Nurkollari, drejtor artistik i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe atij të Shkurtër, DokuFest, ka bërë të ditur se përgatitjet për “DokuFest” tashmë janë në fazën përfundimtare.

Ai ka thënë se programi i sivjetmë, pos asaj me të cilën ky festival identifikohet, do të ketë një ndërthurrje ndryshe nga ç’e kemi parë deri sot.
“Programi i filmave pak a shumë është gati, tash punojmë edhe në programe të tjera sepse e kemi një kombinim tepër interesant se çfarë do të ketë këtë vit”, ka bërë të ditur Nurkollari.
Njëkohësisht në edicionin e këtij viti, DokuFest-it i shtohet edhe një program që ka për qëllim avancimin e lidhjes mes teknologjisë dhe filmit.
Edicioni i 13-të i DokuFest do të mbahet nga data 16-24 gusht në Prizren.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...