Toyota Supra që ende nuk ka dalur në shitje, është parë e aksidentuar në pistë (Foto)

PUBLIKUAR

Ka pësuar aksident, vetura e shumëpritur që ende nuk ka dalë në shitje

Kaloi kohë e gjatë, që kur pritej prezantimi, ndërsa tani që është shfaqur se si duket, pritet që të del në shitje gjatë muajve të verës, transmeton Telegrafi. Mirëpo, që tani, Toyota Supra 2020 është parë i aksidentuar në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë.

Njohësit e automobilizmit, kanë bërë të ditur se vetura është ende duke u testuar, sepse prapa timonit kishte një përfaqësuar të kompanisë, që ishte duke kryer disa prova.

Nuk bëhet e ditur, se në çfarë periudhë kanë arritur testimet e pas prezantimit, ndërsa nuk dihet nëse ky aksident mund të ndikojë që të ketë ndryshme. Megjithatë, duket se ishte vetëm një lëshim i shoferit dhe jo ndonjë defekt i makinës.

Kompania prodhuese, ka bërë të ditur se Toyota Supra do të del në shitje së shpejti, me çmim fillestar prej 49,990 dollarë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...