Toyota Supra e prodhuar në vitin 1994, shitet 120 mijë dollarë (Foto)

PUBLIKUAR

Ka gjendje shumë të mirë dhe ka kaluar vetëm 11,444 kilometra, por të paguhet tërë kjo shumë është thjeshtë absurde

Kur kanë mbetur më pak se dy javë, për rikthimin e madh të Toyota Supra, interesimi për këtë makinë sportive japoneze, është në nivelin më të lartë ndonjëherë, transmeton Telegrafi.

Nuk është vetëm versioni më i ri, por mbeten të kërkuara edhe makinat që janë prodhuar më parë. Së fundmi, dikush ka paguar 120 mijë dollarë, për një Toyota Supra që i përket gjeneratës së katërt, të prodhuar më 1994.

Kjo shumë enorme e parave, mund të jetë më e larta ndonjëherë, që dikush ka paguar për një Supra të zakonshme që është përdorur.

Në fakt, makina ka gjendje shumë të mirë, me të gjitha pjesët origjinale, si dhe ngjyrë të kuqe të shndritshme. Madje, ka kaluar vetëm 11,444 kilometra, ndërsa ka qëndruar gjithnjë në kushte të përkryera të ekspozitës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...