Toyota rikthen modelin Celica ose MR2 (Foto)

PUBLIKUAR

Për të kthyer ndonjërin prej këtyre modele, Toyota duhet të angazhohet që të jenë sa më moderne

Derisa po pritet me padurim që të rikthehet Supra, bëhet e ditur se ky nuk është i vetmi model të cilin po e kthen Toyota prapa, transmeton Telegrafi.

Me ta lansuar këtë model, prodhuesi japonez do të nisë punimet për rikthimin e një tjetër emri klasik si Celica apo MR2.

“Po duam ta ngjallim modelin Celica, por edhe MR2. Më i madhi ishte Supra. Kur të rikthehet njëherë e mire, atëherë do nisim të specifikojmë gjithçka, që ta kthejmë së paku ndonjë prej tyre” ka thënë Masayuki Kai, që është shefi kryesor i divizionit ku po punohet Supra. Kai ka bërë të ditur se Celica mund të arrijë si një model modern, me mundësinë e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Një MR2 mund të jetë po ashtu pjesë e planeve, por duket se jo afat shkurtra, sepse është thënë se ‘duhet pritur dhe shikuar çfarë po ndodhë’. Raportohet se këshilli i lartë i Toyotas do të vendosë për rikthimin e Celica apo MR2, duke bërë një studim të hollësishëm të kërkesave të tregut. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...