Toyota prezanton TRD Camry dhe Avalon, para panairit të Los Angeles (Foto)

PUBLIKUAR

Ende nuk dihet, nëse këto modele sportive do të kenë më shumë fuqi se paraardhëset

Para disa ditësh, Toyota prezantoi pjesërisht TRD Camry dhe Avalon, si pjesë e asaj që do tregonte zyrtarisht në panairin e Los Angelesit, që fillon më 28 nëntor, transmeton Telegrafi.

Në fakt, tregoi vetëm nga një pjesë të anësoreve të këtyre veturave, duke mos treguar më shumë.

Por, duket se prodhuesit japonez nuk po i pritet deri në datën e caktuar dhe i ka shfaqur të dy këto makina, pa asnjë shtresë kamuflazhi.

Ato duken më agresive se paraardhëset, ndërsa kanë mjaft linja të ndryshuara. Imazhet tregojnë edhe pjesë të detajuara, por asnjë element prej enterierit.

Po ashtu, mungojnë edhe të dhënat për motorin dhe sistemin nën kapak, ndërsa nuk dihet nëse do të jenë më të fuqishme se paraardhëset që prodhonin nga 301 kuaj fuqi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...