Toyota premton se do ta sjellë një GR Yaris të ri, tregon dukjen që do të ketë

PUBLIKUAR

Prezantimi i kësaj makine, do të ndodhë gjatë muajit që vjen

Ka një muaj, që Toyota po premton se do ta sjellë një GR Yaris të ri, ndërsa tani është mësuar se kur mund ta sjellë, transmeton Telegrafi.

Tokyo Auto Salon është aktiviteti që zhvillohet gjatë muajit që vjen, ku pritet të prezantohet në në tërësi kjo makinë. Derisa kjo të ndodhë, Toyota e ka shfaqur në disa imazhe, ku GR Yaris është i mbuluar me shtresa kamuflazhi.

Gjeneratën e re të këtij modeli, pritej që Toyota ta prezantonte gjatë muajit të kaluar, gjatë një gare në Australi, por që gjithçka është anuluar për shkak të zjarreve masive.

Kur të lansohet, kjo Toyota pritet të jetë shumë më i shpejtë se Yaris GRMN, ndërsa shumë më i mirë se modeli i ngjashëm nga Hyundai dhe rivalët tjerë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...