Toyota përkushtohet që Prius i ri, pamjen e jashtme ta ketë më të mirë (Foto)

PUBLIKUAR

Prius që lansohet gjatë vitit që vjen, do të trashëgojë dukjen e modeleve më të bukura nga kompania japoneze

Prej se është lansuar më 1997, modeli Prius ka kaluar nëpër katër gjenerata deri më 2015, transmeton Telegrafi. Makina është përhapur në treg dhe ishte mjaft e shitur, por jo se u prit duar hapur prej entuziastëve. Krahasuar me modelet tjera nga Toyota, ky nuk ishte prej atyre që kanë pamjen më të mirë. Por, modeli ri që lansohet gjatë vitit që vjen, do të ketë ndryshime të dukshme në eksterier.

Sipas mediave japoneze, makina do të trashëgojë disa elemente prej Prius Prime – siç janë dritat e përparme dhe një pjesë ta kapakut. Në të njëjtën kohë edhe pjesë tjera, që duken bukur prej modeleve tjera, por nuk u tha në detaje.

Këto pretendime, vijnë pasi reporterët e panë një Prius nën kamuflazhin me ngjyrë rozë, ndërsa kishte pamje të improvizuar. Statistikat tregojnë se gjatë viteve të fundit, Prius nuk ishte një model i shitur sa duhet, andaj duket se Toyota ka kërkuar nga dizajnerët që të bëjnë më shumë për dukjen. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...