Toyota mund të largojë nga prodhimi disa modele që nuk po kërkohen shumë në treg (Foto)

PUBLIKUAR

Lajmet jo të mira për Lexus RC dhe Toyota 86

Prodhuesi japonez Toyota, ka një linjë shumë të gjerë prodhimesh, duke e bërë një ndër brendet industriale më të përhapura në treg, transmeton Telegrafi.

Por, në një të ardhmen e afërt, i duhet t’i largojë disa modele, që nuk janë shumë të kërkuara në treg.

“Jemi duke bërë hulumtime të hollësishme, për të parë se cilat segmente janë më të kërkuarat dhe më profitabile në të njëjtën kohë. Është e pamundur të mbahen të gjitha” ka thënë Jim Lentz, shef i shitjes së Toyota për Shtetet e Bashkuara.

Gjatë muajit të kaluara, Toyota ka shitur 186,286 makina të ndryshme në Shtete e Bashkuara, ndërsa 22,716 të brendit Lexus.

Disa modele janë shitur më shumë, ndërsa të tjera nuk ishin aq të kërkuara. Derisa janë shitur 27,000 njësi të Camry gjatë muajit tetor, kërkesa për Yaris ishte sa gjysma e atij numri, ndërsa Avalon u kërkua shumë më pak.

Shifrat flasin keq për për modelin 86 që është mjaft i moshuar, që është shitur në vetëm 335 njësi. Me ardhjen e modelit Supra të ri, ky model do ta ketë edhe më të vështirë mbijetesën në treg.

E njëjta gjë vlen për Lexus RC, që është shitur në 211 njësi gjatë muajit të kaluar, teksa është tejkaluar prej LS, që po bëhet një prej makinave kryesore të Lexus. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...