Toyota Mark X në edicionin e limituar prej 350 njësive (Foto)

PUBLIKUAR

Modeli i ri, do të ngjajë sikur Camry por shumë më i gjerë

Pas mungesës prej katër vitesh, Toyota Mark X GRMN është kthyer me sukses në Tokyo Auto Salon të Japonisë, transmeton Telegrafi.

Kjo makinë japoneze, që është ekuivalenti i Camry që shitet në shtete tjera, do të arrijë në edicionin e limituar prej vetëm 35 njësive.

Krahasuar me versionin aktual, Mark X është shumë më agresiv dhe ka hapësira shumë më të mëdha për mbledhjen e ajrit dhe grill minimal, të gjitha me nuancë shkëlqyese të së zezës, si dhe rrota prej 19-inch me disqe alumini.

Në pjesën e pasme, vërehen hapësirat për ventilim, si dhe katër gypa për nxjerrjen e gazrave. Të integruara janë edhe frenat, me mbajtëse GR.

Nën kapak e ka motorin e vjetër 3.5 litra V6 që prodhon 313 kuaj fuqi, energji të cilën e dërgon në rrotat e pasme nëpërmjet gjashtë shpejtësive manuale.

Çmimi bazë i Toyota Mark X GRMN është 47 dollarë, ndërsa ata që duan me tavan të plastikës duhet të paguajnë 2,000 dollarë më shumë. Megjithëse ia heqë vetëm dhjetë kilogramë, ia lehtëson veturës qendrën e gravitacionit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...