Toyota GR86 do të shitet në Evropë vetëm për dy vite

PUBLIKUAR

Modeli i ri i Toyota prapa të cilit qëndron Gazoo Racing, në tregun evropian pritet të arrijë gjatë vitit të ardhshëm, por ky “old school” për evropianët do të ofrohet vetëm për dy vite.

Në Toyota kanë konfirmuar që modeli Coupe GR86 gjatë vitit të ardhshëm do t’ju ofrohet blerësve në Evropë, por të njëjtën kohë kanë theksuar se prodhimi i ri do të jetë në ofertë për vetëm dy vite – kjo për shkak të normës Euro 7, transmeton Telegrafi.

Këtë vendim e arsyetojnë me investimet e mëdha që nuk shpaguhen sa i përket elementeve teknike, që GR86 t’i përshtatej normës standarde Euro 7 dhe për shkak të numrit të vogël të blerësve.

Të gjithë ata evropianë që janë të dhënë pas veturës sportive, GR86 do të jetë i disponushëm nga pranvera e vitit të ardhshëm, e projekti i përbashkët të Toyota dhe Subaru, vihet në lëvizje nga motori 2,4 litra me katër cilindra që prodhon 235 kuaj-fuqi.

Për bartjen e fuqisë motorike në rrotat e pasme, është montuar ndërruesi manual me gjashtë shpejtësi, e në ofertë do të jetë edhe ai automatik që gjithashtu do të ketë gjashtë shpejtësi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...