Toyota e prezanton modelin e ri Supra gjatë javës që vjen, pa ia hequr shtresën e kamuflazhit (Foto)

PUBLIKUAR

Për fat të keq, do të vazhdojë ta mbajë shtresën për kamuflazh

Gjatë muajit mars, Toyota e ka paraqitur konceptin e modelit të ri Supra në Geneva Motor Show, pa treguar se kur mund të shihet produkti final, duke i lënë entuziastët në pritje, transmeton Telegrafi.

Në momentin që dukej se lutjet u dëgjuan dhe do bëhet prezantimi, mësohet se do të ndodhë gjatë javës që vjen, por me një element jo të pakëndshëm. Atë mund ta shohim në Goodwood Festival of Speed, që zhvillohet në Essex të Anglisë gjatë javës që vjen.

Lajmi lidhur me rastin, është shoqëruar me një imazh tjetër të Supras së re, që është me një shtresë tjetër të kamuflazhit, e cila nuk do t’i hiqet as në panair. Mësohet se kjo nuk do të ndodhë as deri në fund të vitit, apo në fillim të vitit që vjen. Por, do të jetë aty gjatë tërë kohës, sa zgjatë panairi prej 11 deri më 15 korrik, ndërsa të pranishmit mund ta shohin edhe në lëvizje.

Informatat e rrjedhura, tregojnë se kjo Supra e rikthyer është zhvilluar së bashku me BMW dhe ngjanë shumë me Z4, ndërsa do të ketë motorin 3.0-litra që prodhon 335 kuajfuqi. Makina peshon reth 1,500 kilogramë, ndërsa shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, e zë për 4.5-sekonda. E tëra që dihet, është se nuk do të arrijë lirë dhe pritet të ketë çmim duke filluar prej 50 mijë eurove. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...