Toyota dhe Subaru ribashkojnë forcat për gjeneratat e reja të modeleve 86 dhe BRZ (Foto)

PUBLIKUAR

Këto modele nuk do jenë turbo, por do të kenë mjaftë fuqi

Prej prezantimit të Scion FR-S dhe Subaru BRZ më 2012, entuziastët janë duke kërkuar vetëm një gjë – më shumë fuqi, transmeton Telegrafi. Kërkesat e tyre nuk shkuan kot, pasi Toyota dhe Subaru janë duke punuar në këtë drejtim, megjithëse demantuan faktin që në platformat e reja, do të ketë turbo-charger. Shitjet nuk arritën parashikimet, por dy prodhuesit japonezë ribashkuan forcat për gjenerata e reja të këtyre modeleve.

Megjithëse detajet janë minimale, dashamirësit e këtyre makinave do t’ju gëzohen lajmeve të reja dhe shumë pozitive. Këto dy makina do të arrijnë më 2021, ndërsa sipas të gjitha gjasave, motori prej 2.0-litrave, do t’ju zëvendësohet me atë prej 2.4-litrave. Në to do jetë integruar një sistem i ri sigurie, që frenon vet në rast emergjence, si dhe ‘EyeSight’ që është një asistent për shoferin. Format do të jenë të përmirësuara, duke i ndihmuar më së shumti që të zë kthesat me lehtësi.

Nuk janë dhënë detaje për fuqitë, por me rritjen e motorit, mund të thuhet se do të arrijë edhe shpejtësi më të lartë. Derisa motori i tanishëm prej 2.0-litra prodhon 205 kuajfuqi, zëvendësimi pritet t’i shtojë disa njësi të konsiderueshme. Po që se lamet janë të vërteta, këto modele nuk do t’i shohim brenda katër vitesh, andaj duhet të kënaqemi me gjeneratën e tanishme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...