Toyota 4Runner mbushi 35 vjet, feston me një edicion special (Foto)

PUBLIKUAR

Modeli 4Runner, është për tri dekada e gjysmë në treg

Gjatë vitit 1984, Toyota e ka lansuar për herë të parë 4Runner SUV dhe për 35 vite me radhë, makina për të gjitha terrenet, e ka dëshmuar vetën si shumë të aftë, transmeton Telegrafi.

Kjo kohë është shumë e gjatë për çdo model, ndërsa në këtë rast, kemi në bëjmë me një grup specifik të blerësve. Për të festuar këtë kohëzgjatje, Toyota e ka lansuar edicionin special 4Runner Nightshade Special Edition.

Që të përshtatet me ‘nightshade’ që në shqip nënkupton hija e zezë, i janë vënë rrotat 20-inch, mbrojtëset dhe grilli, në po të njëjtën ngjyrë.

As enterieri nuk bën dallim, pasi pjesa e përparme, timoni dhe anësoret, janë në po të njëjtin ton. Nën kapak e ka motorin me 4.0 litra V6 që prodhon 270 kuaj fuqi, ndërsa komandohet prej pesë shpejtësive automatike.

Kjo mund të duket paksa stil i vjetruar në krahasim me makinat moderve, por që po vazhdon të pëlqehet, sepse është tama SUV.

Me këtë edicion special, Toyota nuk ka në plan të ndërprenë prodhimin e 4Runner, duke vazhduar me një model të ri gjatë vitit që vjen, i cili pritet të ketë platformën e njëjtë, sikurse gjenerata e pesë që është lansuar më 2009. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...