Tottenhami e gjen për zëvendësuesin e Mourinhos, pas rezultateve të dobët

PUBLIKUAR

Jose Mourinhos po i soset koha për ta shpëtuar vendin e punës si trajneri i Tottenhamit, sepse klubi nga Londra veriore e ka gjetur tashmë zëvendësuesin e tij të parapëlqyer.

Tottenhami ka rënë nga kreu i tabelës në Premierligë në vendin e nëntë brenda muajsh, pasi i ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit në ligë – kundër Ëest Bromit – duke i humbur pesë të tjerat, transmeton Gazeta Express.

E fundit që e mposhti ishte West Hami në fundjavë dhe bëri që skuadra e Mourinhos të bjerë në pozitën e nëntë, nëntë pikë larg zonës së kualifikimit në Ligën e Kampionëve, derisa është eliminuar edhe nga FA Cup pas disfatës ndaj Evertonit.

Sipas gazetës britanike The Telegraph, Mourinho do të përballet me një periudhë vendimtare 12 ditore, gjatë të cilës Tottenhami do të përballet me Wolfsburgun në Ligën e Evropës, pastaj me Burnley, Fulham dhe Crystal Palace në Premierligë.

Një humbje në njërën prej këtyre mund të nënkupton shkarkim për Mourinhon.

Kërkesa e klubit është nëntë pikë nga këto ndeshje, edhe pse trajneri portugez ende e ka përkrahjen e shefit Daniel Levy.

Por kjo mund të ndryshojë shpejt sepse Tottenhami e ka zgjedhur Julian Nagelsmannin e RB Leipzig si njeriun e duhur për ta zëvendësuar Mourinhon. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...